Wednesday, October 6, 2010

El Matador


Nje matador nuk frikesohet, ai e ul koken vetem kur fiton. E, ta dini, kane provuar shume here ta frikesojne, por nuk ka dem te terbuar qe mund t'ia merr elegancen dhe t'ia shqise buzeqeshjen nga fytyra.
Nje matador kurre nuk e reklamon shpaten, meqe as nuk i pelqen ta perdore. Mjeshteria e levizjes se dores qe mban shpaten vjen nga shpirti i matadorit.
Nje matador nuk terhiqet anjehere, ai gjithmone e gjen forcen te ngritet e te luftoje. Edhe kur rera, dielli e era t'ia kene turbulluar syte, edhe kur dhimbja e sheh me kercnim, edhe kur cdo gje eshte kunder tij, ai e gjen forcen dhe e ben luften e tij deri ne fund.
Nje matador ka zemer luani. Nje matador vazhdon luften. Nje matador gjithmone fiton. Une e njoh nje matador!

Monday, August 23, 2010

Mots Répétés


E kam thene nje here, por ja qe shume njerez ende s'e kane kuptuar. Do ti benin vetes nje te mire te madhe po ta kuptonin: Ta kerkosh te bukuren, edhe kur e di qe s'do ta kesh te pakten edhe per nje kohe, eshte ajo qe te ben njeri. Njeri, por jo nje njeri dosido. Nje njeri qe e di se cfare do dhe nuk frigohet ta kerkoje. Analizues dhe sintetizues. Luftetar dhe mendimtar. Me fjale tjera p.. nene! Ta gjesh ngjashmerine e zhurmes se nje sharre motorike me melodine tende me te preferuar. Ta gjesh nje fjale te bukur ne fjalimet e Hitlerit. Ta gjesh shpresen kur ne nje loje ruleti rus ta japin nje revole me 5 plumba ne te. Per kete po flas. Lumturia eshte perceptim. Pra, perceptoje, filtroji te keqijat, edhe sigurisht: ndiju mire!

Saturday, June 19, 2010

Perfitim i paster


Jam në fokus, duke e festuar cmendurinë time. Drita që po bie mbi mua, ka fuqi sa dielli! Ashtu më duket... Presin të filloj të "këndoj", por unë vetem buzeqeshi, dhe e lëshoj ndonje koment kohë pas kohe. Shumë prej atyre që po më dëgjojnë janë në ankth, në siklet, disa edhe turpërohen për mua: "Është ngjitur aty lart dhe nuk po bën asgjë, po luan me veten!". Ka komente edhe më të këqija: "Hej, o idiot, kemi paguar të të shohim - bëj dicka!" e unë filloj të qeshem me zë ngase cmenduria vazhdon ta dëshmojë pafundsinë e saj. Aty kah fundi, nuk e dëgjoj një "Të dua!" por së paku arrij ta shquaj nga lëvizjet e buzëve. Ua kthej shpinën dhe shkoj. Njëmijë zera nuk lënë të zezë pa ma thënë, por kot. Buzëqeshja s'më shqitet nga fytyra. Nuk jam artist, jam tregtar. I shes njëmijë kritika për një "Të dua!" Tash e din pse ndjehem mirë...

Thursday, June 3, 2010

Vete-shfaqje


S'ka send me te thjeshte. Une, ti, pak raki, nje kenge dhe nje dhome. Skenografi e thjeshte. Kostumografia mungon. Preferohet hana e plote jashte ne vend te dritave, qe kohe pas kohe te na mundesoje ta shohim njeri-tjetrin. Shfaqje me dy aktore, pa audience. Tekst i improvizuar... por preferohet te jete sa me i shkrute. Pa banalizma e me shume patetizem. Ta bejme Romeon e ate femren e tij te mendojne se po urrehen. E une e ti, te ndjehemi... me shume se mire!

Monday, May 17, 2010

Fund / Fillim


Vera do t'vjen... natyra do ta marre veten! Lulet do te jene te hapura e rrezet e diellit do te bijne ngadale neper fytyrat tona! Do te dijme ti gezohemi flladit qe do te fryje neper fytyrat tona, e jo ta kthejme koken e te mbrrolemi, sic benim deri tash. Ky eshte shiu i fundit qe po bie ne qytetin tone, e pas tij sdo kete shi edhe shume gjate! Cdo vere eshte me e bukur se tjetra, prandaj cdo shi i fundit duhet te percillet me hare. Asnje gjeneral i zoti nuk shtien mbi armaten qe e ka mposhtur, por vetem e shijon me endje fitoren e tij, teksa fillon festa. Ju kan genjyer kur ju kane thene te mos gezoheni para kohe. Asnjehere s'eshte shume heret per ta filluar festen! Festo qysh tash, edhe mos harro: Ndiju mire!

Sunday, May 16, 2010

Stoik ne Hedonizem


Shpesh degjojme se jeta eshte nje lufte e padrejte per mbijetese. Por nuk duhet t'i kushtojme shume rendesi asaj qe e degjojme. Ne rastet kur degjojme gjera te tilla me se miri eshte te buzeqeshim e te fillojme ta kendojme kengen e pare qe na vjen ne mend. Nje gote vere e permireson edhe me tej situaten.
Pak gjera kane rendesi ne jete, e jam i sigurt se fjalet nuk bejne pjese ne ate grup. Rendesi ka emri i dikujt qe e do, nje femer e zhveshur, nje arsye per te buzeqeshur, nje melodi e embel... stocizmi ne hedonizem. Aftesia per te qendruar te forte ne kenaqesi. Aftesia ta besh ritmin e nje kengeje te ti thyej zingjiret. Kapaciteti i durimit te kenaqesise. Aftesia per t'u ndjere mire ne cdo moment te jetes. Ndihuni mire!

Thursday, April 22, 2010

Une vs. Une



Fjalë të kota filozofësh më sulmojnë nga të katër anët,
Unë i mbylli sytë dhe e fishkëlloj një melodi,
Shpirti po lartësohet mbi kokën dhe mendimet,
Derisa çdo gjë po merr ngjyrën e qiellit.
Ndodhem askund, ndoshta kudo dikund, por nëse ky vend ka emër nuk dua ta di!
Nuk kam fjetur e as nuk jam zgjuar, por po ekzistoj edhepse s’po mendoj.
Po i gëzohem kontradiktës sime.
Përmirësoje sot këtë fakt, unë nuk kam për ta ditur... nësë do të dëgjohesh –hesht!
Dëgjoje veten, si unë, veq veten! Do të çmendesh!
Do te ndjehesh mire!

Saturday, April 10, 2010

Ballafaqohu!


Varemi prej asaj qe jemi ne momentet tona me te veshtira. Menyra se si sillemi kur nuk jemi te knaqur. As stoicizem as hedonizem nuk eshte kjo. Ne veshtiresi dhe vetem ne veshtiresi ne jemi vetevetja, te forte apo te dobet, dhe e kuptojme se cfare jemi. E kapim nje qellim per te luftuar dhe nuk e leshojme. Jemi ne dhe fati yne, ata qe jemi pilotet e jetes. Cfaredo qofshin veshtiresite - luftojme. Nese jemi te forte edhe ne ato momente. Nese jo, nuk ka rendesi. Prej vetes duhet te presim vetem qe te ndjehemi mire. Prandaj, ndijuni mire!

Friday, March 26, 2010

Ec...


...vazhdo perpara. Ajo qe ndodhi dje dhe ajo qe do te ndodh neser, nuk kane kurfare rendesie. Kjo klishe na perseritet pa pushim. E mire ben. Nuk do te ishte mire po te ishte ndryshe.
...mos mendo per ate se ku te shpien rruga. Meqenese veqse je ne te, nuk mund te besh asgje per ta ndryshuar. Lutu nje here apo dy, dhe pranoje fatin. Pa frike, sepse tashme je lutur. Pa shprese sepse... klisheja eshte e tille.
...e pastaj ndalu. Harroje rrugen. Beji ato qe te behen. Nuk jemi aq fatlume sa te na levize rruga. Beji ato qe te behen, dhe tek pastaj vendos a do ta vazhdosh rrugen apo jo. Ne fakt nuk duhet as te vendosesh. Mos vendos, per inati te atij idioti qe i dukej vetja i mençur dhe tha "Jeta eshte zingjir vendimesh".
...largohu nga rruga. Merri malet. Jetoje jeten pa pyetje. NDIJU MIRE!

"Derisa flija nje nate, nje ze me tha Pi,
Ne gjume dhe ne varr s'ka dashuri!
Sa rron, zbraz kupa dhe puth çupa...
Ke shekuj te flesh ne qetesi!" - Rubairat - Omar Khayyam

Wednesday, March 17, 2010

Pse?


Pse po i humbi kohe vetes, e po shkruaj dicka qe shume pak njerez do ta lexojne e edhe me pak do ta kuptojne? Pse jo! Te shkruarit eshte reaksion. Sic na ndodh te qeshim e te qajme pa arsye, ashtu nganjehere shfaqet nevoja per tu shprehur. Edhe nese nuk ke cfare te thuash, mjafton qe nuk i mban mendimet sekrete te mbyllura. Nuk duhet patjeter te kete nje kuptim qe dikujt do t'ia ndryshoje jeten. Shkruan per ti zbrazur mendimet, e te ndjehesh mire deri ne heren tjeter! E deri atehere... NDIJUNI MIRE!

Thursday, March 11, 2010

Prolog


Per ti bere balle kohes, per te mos e lejuar te vazhdoje te perhumb fjale, per te mos i lene hapesires mundesi ti kufizoje ato fjale - vendosa te ndodhem. Ta sulmoj me ze te ulet ate qe se dua, ta them ate qe vetem mua me pelqen, te sundoj edhe mbi nje hapesire, dhe se paku per disa minuta...