Thursday, January 6, 2011

Game Over


Ke kaluar neper shume mundime. Ke rene disa here, dhe perseri je ngritur, duke i besuar verberisht qellimit. Edhepse te kane thene ta besh, ti nuk je ndalur te mendosh dhe nuk ke bere sic te kane keshilluar. Dhe mire bere qe s'degjove, as mua e as te tjeret. Nuk duhet ta besh. Asnjeri prej nesh nuk gezohet vecanerisht nese dikush e thyen rekordin ne 100m stil te lire, por gezohemi tej mase nese ne jemi ata qe e thejme ate rekord. Cdo gje qe ke perjetuar do te te beje mire. Jo se duhej, e as pse te duhet pervoja ne jete. Thjeshte per faktin qe cfaredo qofte ajo rruge neper te cilen ke udhetuar, me mijera here ke qeshur aq sa nuk ke mundur te mbushesh fryme, cdo dite je pare ne pasqyre dhe te ka pelqyer vetja tej mase, e ke pare veten se si perparon dhe ngjet lartesi qe i ke pare vetem ne ender, ke pasur seks aq te mire saqe nuk ke mundur te mendosh per asgje per disa minuta, ke pare kuiz ne televizion dhe i ke ditur saktesisht te gjitha pergjigjet ose me fare pak mund ke arritur t'i besh 150 pompa dhe e ke kaluar nje provim hardcore. Urime! E di qe ka edhe gjera proporcionalisht te keqija, e qe edhe ndoshta e ke humbur lojen. Por ska gje me te mire se te humbesh nje loje. Tjetra eshte edhe me e bukur!