Saturday, June 19, 2010

Perfitim i paster


Jam në fokus, duke e festuar cmendurinë time. Drita që po bie mbi mua, ka fuqi sa dielli! Ashtu më duket... Presin të filloj të "këndoj", por unë vetem buzeqeshi, dhe e lëshoj ndonje koment kohë pas kohe. Shumë prej atyre që po më dëgjojnë janë në ankth, në siklet, disa edhe turpërohen për mua: "Është ngjitur aty lart dhe nuk po bën asgjë, po luan me veten!". Ka komente edhe më të këqija: "Hej, o idiot, kemi paguar të të shohim - bëj dicka!" e unë filloj të qeshem me zë ngase cmenduria vazhdon ta dëshmojë pafundsinë e saj. Aty kah fundi, nuk e dëgjoj një "Të dua!" por së paku arrij ta shquaj nga lëvizjet e buzëve. Ua kthej shpinën dhe shkoj. Njëmijë zera nuk lënë të zezë pa ma thënë, por kot. Buzëqeshja s'më shqitet nga fytyra. Nuk jam artist, jam tregtar. I shes njëmijë kritika për një "Të dua!" Tash e din pse ndjehem mirë...

1 comment: