Sunday, May 16, 2010

Stoik ne Hedonizem


Shpesh degjojme se jeta eshte nje lufte e padrejte per mbijetese. Por nuk duhet t'i kushtojme shume rendesi asaj qe e degjojme. Ne rastet kur degjojme gjera te tilla me se miri eshte te buzeqeshim e te fillojme ta kendojme kengen e pare qe na vjen ne mend. Nje gote vere e permireson edhe me tej situaten.
Pak gjera kane rendesi ne jete, e jam i sigurt se fjalet nuk bejne pjese ne ate grup. Rendesi ka emri i dikujt qe e do, nje femer e zhveshur, nje arsye per te buzeqeshur, nje melodi e embel... stocizmi ne hedonizem. Aftesia per te qendruar te forte ne kenaqesi. Aftesia ta besh ritmin e nje kengeje te ti thyej zingjiret. Kapaciteti i durimit te kenaqesise. Aftesia per t'u ndjere mire ne cdo moment te jetes. Ndihuni mire!

No comments:

Post a Comment