Friday, March 26, 2010

Ec...


...vazhdo perpara. Ajo qe ndodhi dje dhe ajo qe do te ndodh neser, nuk kane kurfare rendesie. Kjo klishe na perseritet pa pushim. E mire ben. Nuk do te ishte mire po te ishte ndryshe.
...mos mendo per ate se ku te shpien rruga. Meqenese veqse je ne te, nuk mund te besh asgje per ta ndryshuar. Lutu nje here apo dy, dhe pranoje fatin. Pa frike, sepse tashme je lutur. Pa shprese sepse... klisheja eshte e tille.
...e pastaj ndalu. Harroje rrugen. Beji ato qe te behen. Nuk jemi aq fatlume sa te na levize rruga. Beji ato qe te behen, dhe tek pastaj vendos a do ta vazhdosh rrugen apo jo. Ne fakt nuk duhet as te vendosesh. Mos vendos, per inati te atij idioti qe i dukej vetja i mençur dhe tha "Jeta eshte zingjir vendimesh".
...largohu nga rruga. Merri malet. Jetoje jeten pa pyetje. NDIJU MIRE!

"Derisa flija nje nate, nje ze me tha Pi,
Ne gjume dhe ne varr s'ka dashuri!
Sa rron, zbraz kupa dhe puth çupa...
Ke shekuj te flesh ne qetesi!" - Rubairat - Omar Khayyam

No comments:

Post a Comment