Friday, March 26, 2010

Ec...


...vazhdo perpara. Ajo qe ndodhi dje dhe ajo qe do te ndodh neser, nuk kane kurfare rendesie. Kjo klishe na perseritet pa pushim. E mire ben. Nuk do te ishte mire po te ishte ndryshe.
...mos mendo per ate se ku te shpien rruga. Meqenese veqse je ne te, nuk mund te besh asgje per ta ndryshuar. Lutu nje here apo dy, dhe pranoje fatin. Pa frike, sepse tashme je lutur. Pa shprese sepse... klisheja eshte e tille.
...e pastaj ndalu. Harroje rrugen. Beji ato qe te behen. Nuk jemi aq fatlume sa te na levize rruga. Beji ato qe te behen, dhe tek pastaj vendos a do ta vazhdosh rrugen apo jo. Ne fakt nuk duhet as te vendosesh. Mos vendos, per inati te atij idioti qe i dukej vetja i mençur dhe tha "Jeta eshte zingjir vendimesh".
...largohu nga rruga. Merri malet. Jetoje jeten pa pyetje. NDIJU MIRE!

"Derisa flija nje nate, nje ze me tha Pi,
Ne gjume dhe ne varr s'ka dashuri!
Sa rron, zbraz kupa dhe puth çupa...
Ke shekuj te flesh ne qetesi!" - Rubairat - Omar Khayyam

Wednesday, March 17, 2010

Pse?


Pse po i humbi kohe vetes, e po shkruaj dicka qe shume pak njerez do ta lexojne e edhe me pak do ta kuptojne? Pse jo! Te shkruarit eshte reaksion. Sic na ndodh te qeshim e te qajme pa arsye, ashtu nganjehere shfaqet nevoja per tu shprehur. Edhe nese nuk ke cfare te thuash, mjafton qe nuk i mban mendimet sekrete te mbyllura. Nuk duhet patjeter te kete nje kuptim qe dikujt do t'ia ndryshoje jeten. Shkruan per ti zbrazur mendimet, e te ndjehesh mire deri ne heren tjeter! E deri atehere... NDIJUNI MIRE!

Thursday, March 11, 2010

Prolog


Per ti bere balle kohes, per te mos e lejuar te vazhdoje te perhumb fjale, per te mos i lene hapesires mundesi ti kufizoje ato fjale - vendosa te ndodhem. Ta sulmoj me ze te ulet ate qe se dua, ta them ate qe vetem mua me pelqen, te sundoj edhe mbi nje hapesire, dhe se paku per disa minuta...