Thursday, March 10, 2011

Little Anti-Nostradamus


E kom vrejtë qe jom boll njifarë Nostradamusi. E di kur ka me u ndreq koha, sa t'm'del gumi. Nejse, kanihere ngulna me dalë me palltë n'16 gradë ose me jakne t'lëkurës n'-1 ama zakonisht ia qelloj. E parandjej edhe kur kom me pasë ndonji natë perfekte pa pikën e arsyes. E di edhe kur babi ka me m'thonë që s'po mësoj, edhe e di sakte qysh ka me reagu kjo femna qe e du për secilin gjest që e boj. E disha edhe n'shkollë t'mesme kur kanë me m'nxonë profesorat tu pi cigare. M'besoni që e di edhe kur qeveria e pëshurrt e vendit tem ka me bo najsen qe as Guy Ritchie s'kish mujt me permbledhë me nji vend.
Ama kurrë s'kom mujt me ditë, kur i kom pasë 13 që kom mu kon ai qe jom konë me 18, e as me 18 s'm'ka shku n'mend që kom mu kon ky që jom me 22. Cdo javë me ma shumë kënaqësi, çdo ditë me shumë njerëz që i kom ndihmu, çdo orë me pritje ma t'medhaja,
çdo sekond tu u mendu si nji fëmi i vogël kur e çel dhuratën e ditëlindjes - a thu çka ka mrenda? Cdo moment tu u ndi mirë!