Sunday, May 22, 2011

Sheti në shi


N'shi, n'lloq, afër bërllogut, te banesa e dikujt qe najherë kom me njoftë, para hymjes që i vjen era ma e keqe n'botë. Prap shi, prap fundi i shiut. E unë - zombi. Muzika që veq mu m'pëlqen n'veshët e mi. Ju t'tjerët - Qijuni! Sot, sonte, gjith, si ma herët edhe tash e tutje. Vrimat e zeza n'tru po m'rriten çdo ditë, ma shumë, ma shpejtë. A s'kom une te drejtë me qenë i çmendur kohë pas kohe?! Nejse ti s'vetesh. S'vetet kurkush, për sendet që kanë përgjigje vetëm në vrima të zeza. Kur shkoj n'shpi kom me shkru këtë send n'blog. Prej blogut n'facebook. Prej facebookut te krejt ata që kanihere m'lexojnë. Kësaj here pa "ndijuni mirë"... ndijuni qyshdo. Veq ndijuni. Makar edhe çorapat e lagëta prej lloqit, ose t'ftohtin n'dorën me t'cilën e pin cigaren. Ngrehe tymin thellë edhe ndije. Shfryje. Edhe ndije prap... edhe prap... derisa je këtu. S'i dihet...