Thursday, April 22, 2010

Une vs. Une



Fjalë të kota filozofësh më sulmojnë nga të katër anët,
Unë i mbylli sytë dhe e fishkëlloj një melodi,
Shpirti po lartësohet mbi kokën dhe mendimet,
Derisa çdo gjë po merr ngjyrën e qiellit.
Ndodhem askund, ndoshta kudo dikund, por nëse ky vend ka emër nuk dua ta di!
Nuk kam fjetur e as nuk jam zgjuar, por po ekzistoj edhepse s’po mendoj.
Po i gëzohem kontradiktës sime.
Përmirësoje sot këtë fakt, unë nuk kam për ta ditur... nësë do të dëgjohesh –hesht!
Dëgjoje veten, si unë, veq veten! Do të çmendesh!
Do te ndjehesh mire!

Saturday, April 10, 2010

Ballafaqohu!


Varemi prej asaj qe jemi ne momentet tona me te veshtira. Menyra se si sillemi kur nuk jemi te knaqur. As stoicizem as hedonizem nuk eshte kjo. Ne veshtiresi dhe vetem ne veshtiresi ne jemi vetevetja, te forte apo te dobet, dhe e kuptojme se cfare jemi. E kapim nje qellim per te luftuar dhe nuk e leshojme. Jemi ne dhe fati yne, ata qe jemi pilotet e jetes. Cfaredo qofshin veshtiresite - luftojme. Nese jemi te forte edhe ne ato momente. Nese jo, nuk ka rendesi. Prej vetes duhet te presim vetem qe te ndjehemi mire. Prandaj, ndijuni mire!