Friday, December 9, 2011

BOOM!


Ndodh gjithmone... m'doket i thojne "efekti flutur". Nji fjolle bore bjen n'degen e gabume, e mandej bjen krejt bora prej asaj dege n'token qe osht pak bregore... edhe qe ku e kemi nji ortek. Ama qielli nuk mendon "A mos jom dashte me lshu ate fjolle me ndonji vend tjeter?!" Jo, qielli vazhdon me i lshu fjollat e veta, pikat e veta, ngjyrat e veta. Ke bo dicka qe ndoshta s'je dashte me bo kurre, me ose pa qellim. Edhe cka? Qiejt leshojne fjolla t'bores e njerzit gabojne!
S'ka shume kohe qe e kom shkaktu nji ortek. N'fillim ndihesh keq, mandej e lodh kryt, mandej pendohesh, mandej ndihesh i lire edhe n'fund qielli yt ia nise me lshu elemente tjera... edhe ndihesh mire! Kanihere t'vjen keq per ortekun, po krejt cka t'duhet osht nji pranvere edhe orteku harrohet. N'fakt orteku qe e ke bo ia nise me t'pelqy, mendon qe duhesh me ia nise me e shkaktu ma shpesh. Vendos mo kurre mos me i mbajte fjollat tua per veti. Veq i lshon pa mendu per to ose per pasojat. Si kur vendos me kcy prej ndonji shkambi t'nalte n'uje - kur veq nisesh, s'ka kthim mbrapa, po varet prej teje a don me bertit me kenaqesi apo mendon n'veti: Kuku cka bona! Une per veti bertas me knaqesi... edhe ndihna mire!

Friday, August 19, 2011

Cowboy & Indian Inc.


Lufto per kenaqesine e kenaqesise tende! Lufto qe kurre te mos mundet askush te te marr asgje qe nuk i takon. Kenaqesia jote eshte e jotja, nese behet edhe e te tjereve atehere ne rregull. Por asnjehere pa ty. Dergoji ku e kane vendin, kerkoje ku se ka vendin. Harroje kenaqesine e se djeshmes. Mos u kenaq me te. Ishte dje. Sot lufton per kenaqesi tjera, per kenaqesine tende. Nuk eshte egoizem. Eshte e drejte. Jo e drejte si forme gjeometrike, as e drejte si e drejte ligjore, por e drejte si si ajo qe dhemb aty ku mungon drejtesia. E edhe aty gjeje kenaqesine. Jepe euron e fundit per ate plakun te Grandi qe i bjen harmonikes. Qellim eshte kenaqesia, ndersa "Emri im prej sot e tutje ketu do te thote drejtesi!" Nese deshpron te tjere rruges, mos kerko falje. Sa here qe kerkon falje e tradheton veten. Sa here me degjon mua e tradheton veten. Bej c'te duash!

Sunday, May 22, 2011

Sheti në shi


N'shi, n'lloq, afër bërllogut, te banesa e dikujt qe najherë kom me njoftë, para hymjes që i vjen era ma e keqe n'botë. Prap shi, prap fundi i shiut. E unë - zombi. Muzika që veq mu m'pëlqen n'veshët e mi. Ju t'tjerët - Qijuni! Sot, sonte, gjith, si ma herët edhe tash e tutje. Vrimat e zeza n'tru po m'rriten çdo ditë, ma shumë, ma shpejtë. A s'kom une te drejtë me qenë i çmendur kohë pas kohe?! Nejse ti s'vetesh. S'vetet kurkush, për sendet që kanë përgjigje vetëm në vrima të zeza. Kur shkoj n'shpi kom me shkru këtë send n'blog. Prej blogut n'facebook. Prej facebookut te krejt ata që kanihere m'lexojnë. Kësaj here pa "ndijuni mirë"... ndijuni qyshdo. Veq ndijuni. Makar edhe çorapat e lagëta prej lloqit, ose t'ftohtin n'dorën me t'cilën e pin cigaren. Ngrehe tymin thellë edhe ndije. Shfryje. Edhe ndije prap... edhe prap... derisa je këtu. S'i dihet...

Thursday, March 10, 2011

Little Anti-Nostradamus


E kom vrejtë qe jom boll njifarë Nostradamusi. E di kur ka me u ndreq koha, sa t'm'del gumi. Nejse, kanihere ngulna me dalë me palltë n'16 gradë ose me jakne t'lëkurës n'-1 ama zakonisht ia qelloj. E parandjej edhe kur kom me pasë ndonji natë perfekte pa pikën e arsyes. E di edhe kur babi ka me m'thonë që s'po mësoj, edhe e di sakte qysh ka me reagu kjo femna qe e du për secilin gjest që e boj. E disha edhe n'shkollë t'mesme kur kanë me m'nxonë profesorat tu pi cigare. M'besoni që e di edhe kur qeveria e pëshurrt e vendit tem ka me bo najsen qe as Guy Ritchie s'kish mujt me permbledhë me nji vend.
Ama kurrë s'kom mujt me ditë, kur i kom pasë 13 që kom mu kon ai qe jom konë me 18, e as me 18 s'm'ka shku n'mend që kom mu kon ky që jom me 22. Cdo javë me ma shumë kënaqësi, çdo ditë me shumë njerëz që i kom ndihmu, çdo orë me pritje ma t'medhaja,
çdo sekond tu u mendu si nji fëmi i vogël kur e çel dhuratën e ditëlindjes - a thu çka ka mrenda? Cdo moment tu u ndi mirë!

Thursday, January 6, 2011

Game Over


Ke kaluar neper shume mundime. Ke rene disa here, dhe perseri je ngritur, duke i besuar verberisht qellimit. Edhepse te kane thene ta besh, ti nuk je ndalur te mendosh dhe nuk ke bere sic te kane keshilluar. Dhe mire bere qe s'degjove, as mua e as te tjeret. Nuk duhet ta besh. Asnjeri prej nesh nuk gezohet vecanerisht nese dikush e thyen rekordin ne 100m stil te lire, por gezohemi tej mase nese ne jemi ata qe e thejme ate rekord. Cdo gje qe ke perjetuar do te te beje mire. Jo se duhej, e as pse te duhet pervoja ne jete. Thjeshte per faktin qe cfaredo qofte ajo rruge neper te cilen ke udhetuar, me mijera here ke qeshur aq sa nuk ke mundur te mbushesh fryme, cdo dite je pare ne pasqyre dhe te ka pelqyer vetja tej mase, e ke pare veten se si perparon dhe ngjet lartesi qe i ke pare vetem ne ender, ke pasur seks aq te mire saqe nuk ke mundur te mendosh per asgje per disa minuta, ke pare kuiz ne televizion dhe i ke ditur saktesisht te gjitha pergjigjet ose me fare pak mund ke arritur t'i besh 150 pompa dhe e ke kaluar nje provim hardcore. Urime! E di qe ka edhe gjera proporcionalisht te keqija, e qe edhe ndoshta e ke humbur lojen. Por ska gje me te mire se te humbesh nje loje. Tjetra eshte edhe me e bukur!