Thursday, June 3, 2010

Vete-shfaqje


S'ka send me te thjeshte. Une, ti, pak raki, nje kenge dhe nje dhome. Skenografi e thjeshte. Kostumografia mungon. Preferohet hana e plote jashte ne vend te dritave, qe kohe pas kohe te na mundesoje ta shohim njeri-tjetrin. Shfaqje me dy aktore, pa audience. Tekst i improvizuar... por preferohet te jete sa me i shkrute. Pa banalizma e me shume patetizem. Ta bejme Romeon e ate femren e tij te mendojne se po urrehen. E une e ti, te ndjehemi... me shume se mire!

1 comment: