Wednesday, October 6, 2010

El Matador


Nje matador nuk frikesohet, ai e ul koken vetem kur fiton. E, ta dini, kane provuar shume here ta frikesojne, por nuk ka dem te terbuar qe mund t'ia merr elegancen dhe t'ia shqise buzeqeshjen nga fytyra.
Nje matador kurre nuk e reklamon shpaten, meqe as nuk i pelqen ta perdore. Mjeshteria e levizjes se dores qe mban shpaten vjen nga shpirti i matadorit.
Nje matador nuk terhiqet anjehere, ai gjithmone e gjen forcen te ngritet e te luftoje. Edhe kur rera, dielli e era t'ia kene turbulluar syte, edhe kur dhimbja e sheh me kercnim, edhe kur cdo gje eshte kunder tij, ai e gjen forcen dhe e ben luften e tij deri ne fund.
Nje matador ka zemer luani. Nje matador vazhdon luften. Nje matador gjithmone fiton. Une e njoh nje matador!